Hasanpapaj: Kjo është marrëveshja më e mirë që Kosova ka arritur në bisedime me Serbinë deri më tani

Juristi Bardhyl Hasanpapaj, ka thënë se kjo është marrëveshja më e mirë që është bërë deri më tani me Serbinë

Bardhyl Hasanpapaj jurist





Për juristin Bardhyl Hasanpapaj, qëndrimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Bruksel gjatë takimit të tij me presidentit e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është i duhur.

Në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për mosmarrëveshjen që nuk është arritur të hënën e 21 nëntorit në Bruksel pas tetë orësh takim, Hasanpapaj ka thënë se kjo është marrëveshja më e mirë që është bërë deri më tani me Serbinë.

Do të thosha se kjo është marrëveshja më e mirë që Kosova ka arritur në bisedime me Serbinë deri sot, që s’ka marrëveshje”.

Kjo sepse sipas tij, të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë janë shndërruar në mosmarrëveshje.

“Çdo marrëveshje e vogël teknike, sektoriale e çdo lloj fushe që është bërë mes Kosovës dhe Serbisë është shndërruar në mosmarrëveshje sepse pritjet e palëve kanë qenë, pretendimet e Kosovës se çdo marrëveshje po lëshon pe në emër të integrimit të serbëve në Kosovë ndërkohë që pritjet e Serbisë janë krijuar të atilla që çdo marrëveshje është një hap drejt kthimit të Kosovës edhe njëherë në Serbi. Kam përshtypje që ky ritëm i negociatave duhet ndërprerë”, ka thënë ai.

Ai ka potencuar se nuk do të ishte i habitur që pas këtij dështimi të këtyre bisedimeve do të ketë një luhatje të kredibilitetit të ndërmjetësuesve dhe vetë procesit.

“Ajo që paska propozuar BE-ja është që ju mos lëshoni targa më Serbisë, ju mos shqiptoni dënime dhe mos konfiskoni vetura kur vjen faza tjetër e zbatimit të vendimit”.





Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika