Rohde: Përshkallëzimi i situatës për shkak të targave është absurd

Përshkallëzimi i situatës për shkak të targave për ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, është absurd

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde





Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi i situatës për shkak të çështjes së targave.

Rohde ka theksuar se ka më shumë nevojë për burrështetas, teksa reagoi për postimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili propozoi shtyrjen e zbatimit të vendimit për gjobitjen e targave ilegale për 48 orë.

“Mirë që kemi më tepër kohë për të punuar me palët e interesuar për gjetjen e zgjidhjes. E përsëris, është absurde të rrezikohet përshkallëzimi për targat”, ka shkruar Rohde në Twitter.

“Kemi nevojë më shumë për burrështetas, më pak politikë të rrezikshme”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje 48-orëshe të vendimit për shqiptimin e gjobave, për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.

Si përgjigje ndaj kërkesës së ambasadorit amerikan, Kurti ka thënë se është i gatshëm të punojë me SHBA-në dhe BE-në për të gjetur zgjidhje në dy ditët e ardhshme.

Takimin urgjent, që ka rezultuar pa marrëveshje, e ka organizuar kryediplomati evropian, Josep Borrell.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika