Arrestohet 42-vjeçari i shpallur në kërkim në Ferizaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se këtë të martë ka arrestuar 42-vjeçarin në Ferizaj, i cili ishte person i shpallur në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën e 22 nëntorit, në orën 09:30 ka arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj.

“Policët e stacionit në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot në orën 09:30 në rrugën “Abdylselam Ahmeti” në Ferizaj kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet Z.T (M/K), i moshës 42 vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se personi i arrestuar ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” me dënim burgimi prej gjashtë muajve.

Mes tjerash njoftohet se “pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit”.

Policia e Kosovës ka potencuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika