Rakiq: Do të kemi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës

Lista Serbe





Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se serbët nuk mund ta tolerojnë “terrorin” e Prishtinës dhe paralajmëroi protesta në të gjitha institucionet e Kosovës.

Kështu ka deklaruar Rakiq në një konferencë për media, pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Nuk kemi ku të shkojmë dhe shpresoj se nuk do të duhet të mbrohemi. Njerëzit nuk mund të tolerojnë më torturat që po bën Prishtina. Do të kemi protesta në shkolla, qendra shëndetësore dhe në të gjitha institucionet e tjera”, ka thënë Rakiq.

Rakiq ka theksuar se në Bruksel nuk është arritur asnjë marrëveshje, për të cilën siç ka thënë, është përgjegjëse Prishtina.

“Të gjithë ata që bëjnë thirrje për vetëpërmbajtje sot e dinë se kush është ana destruktive. Ne duam vetëm paqe. Ne kërkojmë vetëm që të zbatohen marrëveshjet e nënshkruara. Duam të jetojmë të qetë, të jemi vetvetja në vendin tonë dhe të qëndrojmë në vatrat tona”, ka thënë Rakiq.

“Tri pika i thyen shpinën devesë: Shkarkimi i Nenad Gjuriqit, vendimi për heqjen e targave të Serbisë dhe fakti që Asociacioni nuk është formuar ende. Me ne është edhe Ivan Todosijeviq, i cili u dënua për fjalët e tij. Policia speciale, njësitet po i ngacmojnë vëllezërit, motrat, janë katër baza të reja, na kanë ndaluar të vaksinojmë, zgjedhjet, referendumi. Ka pasur sulme të panumërta dhe këto janë mesazhe të qarta se nuk na duan këtu, si dhe të kthyerit nuk janë të mirëseardhur”, ka thënë Rakiq, shkruan Kosovo Online.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika