Kurti “ngrin” raportet me BE-në, SHBA-ja ndërmjetësuese me Brukselin

Për 48 orë është shtyrë vendimi për shqiptimin e gjobave për targat ilegale të qytarëve serb të Kosovës. Ky vendim i kryeministri Albin Kurti erdhi menjëherë pas kërkesës së ambasadorit të ShBA-së, Jeff Hovenier. Kryeministri tha se tani SHBA-ja po komunikon direkt me Bashkimin Evropian derisa insiston se duhet vënë një afat për arritjen e marrëveshjes finale për njohje reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Një kërkesë që i erdhi kryeministrit, Albin Kurti pas mesnate bëri që të zbutej karshi vendimit për targat.

48 orë shtesë për vendimit për targat i janë kërkuar Kosovës nga ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jef Hovenier, si përpjekje për të arritur marrëveshje mes palëve.

Duket se pozicioni i Hovenier tashmë është shndërruar edhe si ndërmjetësues i Kosovës me BE-në.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sidomos ambasadori Jeff Hovenier është i përkushtuar dhe i angazhuar dhe  unë e falënderoj për këtë. Roli i tij është gjithmonë konstruktiv, pozitiv e kreativ. Tash ai po i bën përpjekjet maksimale, pra SHBA sidomos Hovenier. Ata janë në kontakt me Brukselin. Që prej se ka përfunduar takimi i fundit në kuadër të bisedimeve tetëorëshe që i kemi pasur dje, unë nuk kam komunikuar me zëvendëspresidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell, i cili me keqardhje ritheksoi, e braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë le ta kemi një dakordim për targat. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Ndërkohë, krejt kjo situatë po shihet si dorëzim i Kurtit ndaj kërkesave të ShBA-së.

“Vogëlësinë e tij dhe ka mbetur në hije… unë më shumë preferoj të mendojë se më shumë i ka lutur ai të tjerët që ta lusin sesa ka pas një presion”, ka thënë Anton Berisha, ish-diplomat.

Për dikë tjetër, paraqitja e Borrell ka qenë kërcënuese për Kosovën, për çka edhe është dashur reagimi amerikan.

“Shihet që situata në teren mund të esaklojë. Domethënë situata është sensitive dhe përfshirja e Amerikës është e domosdoshme ngase ata e shohin nga perspektiva e sigurisë”, ka deklaruar juristi Bardhyl Hasanpapaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për herë të parë ka përmendur se marsi i 2023-s është përmendur si afati i fundit nga Bashkimi Evropian për vendosjen rreth planit franko-gjerman për marrëveshje finale.

Shija e redaktorit

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Të fundit nga rubrika