Optimizëm për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë

Rreth 8 orë para se të skadonte afati i kërkuar nga SHBA-ja për marrëveshje mes Kosovës e Serbisë për targat, ajo është arritur në Bruksel. Edhe ndërmjetësit evropian falënderuan Uashingtonin për angazhimin. Kryenegociatorët Bislimi e Petkoviq pas rreth 7 orë diskutimesh kanë gjetur gjuhë të përbashkët dhe janë pajtuar me propozimet që në tavolinë i kanë sjell ndërmjetësuesit Miroslav Lajçak e Josep Borrell

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës dhe Aleksander Vuçiq gjatë takimit në Bruksel

Shumë takime, diskutime e deklarata të ashpra publike u bën kohëve të fundit për çështjen e targave ilegale serbe por atyre u erdhi fundi të mërkurën vonë në mbrëmje.

Takimi rreth shtatë orësh i kryenegociatorit kosovar, Besnik Bislimi në kryeqendrën evropiane me homologun e tij serb, Petar Pekotviq dhe ndërmjetësin Miroslav Lajçak ka rezultuar pozitiv me marrëveshje mes palëve.

Por, detaje se çfarë ndodhi brenda dhomës së diskutimit dha zëdhënësit i BE-së, Peter Stano.

“Nuk është fundi i procesit. Marrëveshja e arritur është vetëm fillim i punës, me të cilën shpresojmë ta largojmë këtë gjendje të marrjes së vazhdueshme me krize e të kalojmë në një fazë tjetër, të merremi me çështje më të qëndrueshme. Është me rëndësi të respektohen marrëveshjet e arritura në dialog, është mesazh që BE-ja vazhdimisht u ka dërguar të dyja palëve”, ka thënë Stano.

Pos kësaj, është konfirmuar se në Bruksel së shpejti pritet të ftohen përsëri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Sa i përket hapave të ardhshëm, pas marrëveshjes që është bërë mbrëmë, është me rëndësi të vazhdohet. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, ka thënë se do të ftojë dy liderët në Bruksel, të punojnë e të vazhdojnë punën për normalizim të marrëdhënieve. Sigurisht puna vazhdon. Emisari Miroslav Lajçak po punon shumë, ditë e natë, për të përparuar drejt një marrëveshje. Përfaqësuesi i Lartë, fton dy liderët së shpejti në Bruksel për të vazhduar në marrëveshjen që është arritur dhe të diskutohet në pikëpamje më të madhe. E ajo është drejt normalizimit të marrëdhënieve, bazuar në propozimin e lehtësuesit BE-së”, ka shtuar ai.

Ndërkohë, për takimin i radhës mes Kurtit dhe Vuçiqit optimizëm ka edhe në Kosovë, në mënyrë që të vazhdohet për diskutime për dokumentin franko-gjerman.

“Marrëveshja e arritur gjatë së mërkurës në Bruksel për dikë është vetëm dramë, e cila do të mund të arrihej pa tërë këtë zhurmë”, është shprehur Ymeri.

“Kosova dhe Serbia kanë arritur dakordim që të mos të prodhohen më targat ilegale e që Kosova të pezullojë të gjitha veprimet sa i përket të njëjtave”, ka potencuar Muhaxhiri.

Shija e redaktorit

TV Dukagjini transmeton ekskluzivisht ndeshjen Peja vs Besëlidhja

Basketbolli rikthehet në TV Dukagjini. Peja vs Besëlidhja, ndeshja parasezonale do të transmetohet direkt në TV Dukagjini të shtunën, nga ora 17:00. Një nga skuadrat më...

Presidentja Osmani dekreton harmonizimin e listës së organizatave terroriste me...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar sot harmonizimin e listës së organizatave të huaja terroriste me urdhrat ekzekutivë të presidentit amerikan,...

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Të fundit nga rubrika