Brnabiq: Pa asociacionin nuk do të ketë marrëveshje të re

E para e Qeverisë së Serbisë, Ana Brnabiq, ka theksuar se BE-ja është kontradiktore kur po i kërkon Serbisë vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq


Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas takimit me ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ka njoftuar se ajo së bashku me diplomatët evropian kanë biseduar për tri tema themelore.

“Për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për përafrimin e politikës së jashtme të Serbisë me atë të BE-së, dhe për reformat, në shtetin e së drejtës”, ka deklaruar ajo.

BE-ja konfirmon se së pari duhet të zbatohet marrëveshja për të cilën tashmë është rënë dakord.

Kryeministrja serbe ka pretenduar se në takimin e së premtes së 25 nëntorit është pajtuar me diplomatët e shteteve evropiane.

“Se para çdo marrëveshjeje të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është e nevojshme të zbatohen marrëveshjet ekzistuese, përkatësisht Marrëveshja e Brukselit e nënshkruar në vitin 2013 dhe formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka theksuar Brnabiq, gjatë një konference të përbashkët për shtyp me shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Emanuel Giofre.

Rekomandimet e PE-ës janë kontradiktore në aspektin parimor, sipas Brnabiqit.

Ajo tha se BE po kërkon vendosjen e sanksioneve nga Serbia ndaj Rusisë, pasi kjo e fundit ka shkelur sovranitetin e një shteti të pavarur siç është Ukraina edhe të njëjtën kohë i kërkon Serbisë që ta njoh Kosovën.

“Më mirë të kemi bisedime për një mijë vjet, sesa konflikt për një ditë. Paqja është gjëja më e rëndësishme dhe ne do të vazhdojmë të avokojmë për dialog, bisedime, për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka shtuar kryeministrja Brnabiq.

Ajo ka përfunduar duke thënë se Serbia mbetet e përkushtuar në rrugën e saj drejtë integrimit në Bashkimin Evropian pasi sipas saj anëtarësimi në BE është në interes të qytetarëve të Serbisë edhe ekonomisë serbe, raporton Tanjug, transmeton Portali Dukagjini.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika