Mehaj: Do të vlerësohet kontributi i secilit dëshmor që ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se ka vizituar familjen e dëshmorit Husen Mulla në Shipshan të Tropojes. Mehaj ka theksuar se dëshmorët dhe familjet e tyre “do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atdhe”

Armend Mehaj, Ministër i Mbrojtjes





Ministri i Mbrojtjes, Armed Mehaj ka njoftuar se në këtë të dielë e ka vizituar familjen e dëshmorit, Husen Mulla në Shipshan të Tropojes.

“Kontributi i secilit dëshmor i cili ka dhënë jetën për lirinë e Kosovës do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë nga ana jonë”, ka shkruar Mehaj.

Ministri Mehaj ka shtuar se dëshmorët dhe familjet e tyre “do të jenë gjithmonë përkujtuesit më të mirë se si duhet të jetohet dhe vdiset për atdhe”.

“Tropoja është vend në gjirin e të cilit u formuan dhe u rriten shumë trima e idealist të kombit, i tillë ishte edhe dëshmori, Husen Mulla, i cili nuk mund të qëndronte i qetë përderisa gjysma e atdheut po sulmohej barbarisht”, ka thënë tutje Mehaj.

Tutje Mehaj ka potencuar se dëshmori Mulla është kyçur në radhët e UÇK-së dhe “ka luftuar me nder e krenari të madhe për lirinë tonë”.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika