Sunak: Ka përfunduar epoka e artë e marrëdhënieve Britani – Kinë

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën në dekadën e fundit përbëjnë naivitet teksa ka shtuar se e ashtuquajtura "epokë e artë" e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar, pasi ai u zotua të "evoluojë" qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj vendit

Kryeministri britanik, Rishi Sunak





Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka thënë se e ashtuquajtura “epokë e artë” e marrëdhënieve me Kinën ka përfunduar, pasi ai u zotua të “evoluojë” qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj vendit.

Në fjalimin e tij të parë për politikën e jashtme, kryeministri ka thënë se marrëdhëniet e ngushta ekonomike me Kinën, në dekadën e fundit, përbëjnë naivitet, shkruan BBC.

Ai ka thënë se është koha që Mbretëria e Bashkuar të zëvendësojë shpresën me “pragmatizëm” për t’iu qasur konkurrencës.

Por, ai u paralajmërua kundër “retorikës së Luftës së Ftohtë”, duke shtuar se ndikimi global kinez nuk mund të injorohet.

Sunak është përballur me presion nga mbështetësit konservatorë për të ashpërsuar qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kinës qëkur ai mori detyrën si udhëheqës i konservatorëve dhe kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar muajin e kaluar.

Fjalimi, në Banketin e Lordit të Bashkisë në Londër, vjen pas protestave në Kinë gjatë fundjavës, për menaxhim të pandemisë së COVID-19.

Policia ka bërë disa arrestime, dhe një gazetar i BBC-së u arrestua teksa mbulonte një protestë në Shangai të dielën.

Ai u rrah nga policia gjatë arrestimit dhe u mbajt për disa orë para se të lirohej.

Sunak i tha audiencës dhe ekspertëve të politikës së jashtme se përballë protestave, Kina kishte “zgjedhur të godiste më tej, duke përfshirë edhe sulmin ndaj një gazetari të BBC”.

“Ne e pranojmë se Kina paraqet një sfidë sistematike për vlerat dhe interesat tona, një sfidë që bëhet më e mprehtë ndërsa lëviz drejt autoritarizmit edhe më të madh,” tha ai.

Ai shtoi se “epoka e artë” e marrëdhënieve MB-Kinë kishte “mbaruar”, së bashku me “idenë naive” se më shumë tregti me Perëndimin do të çonte në reformën politike kineze.

 





Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika