Vdes shqiptari në Gjermani, dyshohet se u qëllua papritmas

Të martën e 29 nëntorit, është qëlluar papritmas për vdekje një shqiptar në qendrën e qytetit Krefeld, i cili po kalonte rrugën me biçikletë

Fotoilustruese





Të martën e 29 nëntorit, është qëlluar papritmas për vdekje një shqiptar në qendër të qytetit Krefeld.

“Kishte një të shtënë në Garnstrasse. Një person vdiq”, ka thënë një zëdhënës i policisë, raportojnë mediat gjermane.

Gjersa, është bërë e ditur se rasti po hetohet.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur pak para orës 20:00.

Një zëdhënës i prokurorisë publike të Krefeldit ka konfirmuar me kërkesë se indikacionet e para janë dhënë pak para orës 20:00.

Megjithatë, i vdekuri është 42-vjeçar, shqiptar, i cili po lëvizte me biçikletë. Ai u godit nga disa të shtëna dhe u rrëzua i vdekur pranë biçikletës së tij.





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika