Arrestohet i dyshuari 40-vjeçar për grabitje dhe grabitje në tentativë në Gjilan

Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësitë nga Stacioni Policor në Gjilan kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin kosovar 40-vjeçar, me inicialet S.I. për grabitje dhe grabitje në tentativë

Fotoilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, përkatësisht Njësitë nga Stacioni Policor në Gjilan, të hënën e 29 nëntorit, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin kosovar, S.I.

Policia njofton se arrestimi i të dyshuarit nga ana e policisë është bërë në momentin kur i dyshuari ka tentuar që të kryejë një grabitje në një lokal afarist tregtar në qytetin e Gjilanit.

“I njëjti nën kërcënim të armës fillimisht kishte arritur që nga arka e shitjes punëtorit të marketit t’ia grabiste një sasi të konsiderueshme të hollash, por punëtorët e tjerë prezent kanë ndërhyrë dhe kanë arritur që ta ndalin të dyshuarin, gjersa shumë shpejt njësitet të shumta patrulluese policore kanë arritur në vende të ngjarjes dhe e kanë arrestuar të dyshuarin”, thuhet në komunikatën për media.

Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole e modelit “Browing Belgium’’ me katër copë fishek.

“I dyshimti është intervistuar në bazë të procedurave ligjore në prani të avokatit mbrojtës. Gjatë hetimeve në vijim janë gjetë prova të qëndrueshme se ky i dyshuar besohet se është i involvuar edhe në një rast tjetër ‘Grabitje’ që ka ndodhur me 16.11.2022 në një pikë karburanti në rrethinën e qytetit të Gjilanit”, thuhet tutje në komunikatën për media.

Mes tjerash, njoftohet se për rastin është njoftuar prokurori i shtetit që ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.





Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika