Biden u thotë kongresistëve se Ukraina dhe COVID-19 janë prioritetet kryesore

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë se sigurimi i fondeve për Ukrainën dhe pandemia COVID-19 janë prioritetet e tij, para se republikanët të marrin kontrollon e Dhumes së Përfaqësuesve vitin e ardhshëm

Joe Biden, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës





Presidenti amerikan, Joe Biden, më 29 nëntor ka thënë se sigurimi i fondeve për Ukrianën dhe pandemia COVID-19 janë prioritetet e tij, para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në fillim të vitit të ardhshëm.

Biden zhvilloi bisedime me liderët demokratë dhe republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan, lidhur me atë se çfarë mund të bëhet në javët që kanë mbetur para se republikanët të marrin kontrollin e Dhomës.

Aktualisht, demokratët kanë kontrollin e dy dhomave të Kongresit amerikan.

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet e mesmandatit të mbajtura më 8 nëntor dhe do të marrin kontrollin e kësaj dhome në janar. Marrja e kontrollit të Dhomës komplikon agjendën e Bidenit gjatë dy vjetëve të ardhshëm.

Në zgjedhjet e nëntorit, demokratët e Bidenit arritën të mbanin kontrollin e Senatit.

Biden tha se dhënia e ndihmës më të madhe ushtarake për Ukrainën është prioritet, por edhe financimi i masave për të luftuar pandeminë e koronavirusit.

Lideri i republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njashtu mori pjesë në takimin me Biden. Ai u tha gazetarëve se do të ngrehë pyetje lidhur me financimin e Ukrainës, ndihmë që ka kaluar shifrën prej 18 miliardë dollarësh. Por, ai shtoi se është i gatshëm që të punojë me demokratët nëse ata “kanë vullnet që të vënë nën kontroll shpenzimet tona”.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, pas takimit u ka thënë gazetarëve se demokratët ndoshta duhet të miratojnë planin e shpenzimeve të Qeverisë më 30 shtator. Kjo do të mundësonte që republikanët të mos kenë mundësi të bëjnë shkurtime në buxhet.

Biden, po ashtu, tha se financimi i Qeverisë përtej 16 dhjetorit, për të shmangur mbylljen, është lart në agjendën e tij.

Përveç McCarthyt dhe Pelosit, në takimin me Biden ishin të pranishëm edhe lideri i Senatit, Chuck Schumer dhe lideri republikan në Senat, Mitch McConnell. REL





Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika