Haradinaj-Kurtit: Nëse vazhdon me këtë demagogji, nuk do të të ndihmojë as Zoti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, lidhur me situatën në veri duke i thënë se "Opozita nuk do të mundë të të ndihmojë e as Zoti nëse vazhdon me këtë demagogji"

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj





Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në seancën e së mërkurës, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen “Masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend” i është drejtuar kryeministrit, duke i thënë se AAK-ja ka sjellë propozim-rezolutë që të ndihmojë Kosovën për zgjidhje të situatës aktuale, jo “që të marrë përgjigje demagogjike”.

“E dhimbshme që marrim kësi përgjigje përmes megafonave të pushtetit, arsyeja e vetme që kemi sjellë propozim-rezolutë është që të ndihmojmë vendin tonë”, ka thënë Haradinaj.

Ai i është drejtuar Kurtit, duke i thënë “pse kryeministër ke refuzuar kërkesën amerikane për pezullim të afatit deri në marrëveshje finale”.

Sipas tij, po të mos e refuzonte Kurti këtë kërkesë të Amerikës, Vuçiq nuk do të urdhëronte Listën Serbe të dorëhiqet nga institucionet e Kosovës.

“Opozita nuk do të mundë të të ndihmojë e as Zoti nëse vazhdon me këtë demagogji”, ka vijuar tutje, Haradinaj.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se po të varej qeveria nga Lista Serbe, me siguri do të kishte mocion mosbesimi për ta rrëzuar qeverinë.

Kurti: Po të vareshim nga Lista Serbe, tani do të rrëzohej qeveria





Shija e redaktorit

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Të fundit nga rubrika