Haki Abazi kërkon dorëheqjen e U.D të shefit të Policisë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kërkuar dorëheqjen e ushtruesit të detyrës të drejtorit të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Haki Abazi, ka thënë se nëse rasti i vrasjes së 35-vjeçares kishte qenë i lajmëruar në polici, drejtori i saj duhet të japë dorëheqje.

“Unë mendoj që drejtori i Policisë sonte duhet të japë dorëheqje. Si deputet po e them me plot përgjegjësi, nëse rasti ka qenë i lajmëruar në polici”, ka deklaruar Abazi.

Gruaja shtatzënë, 35-vjeçare, e cila ka humbur jetën, është qëlluar me armë zjarri nga një person, i cili dyshohet se është burri i saj. Kështu ka bërë të ditur një anëtar i stafit të QKUK-së për Radio Dukagjini.

Motra e gruas shtatzënë, e cila u vra në oborrin e QKUK-së, këtë të mërkurë, ka bërë të ditur se për rastin e saj, Policia e Kosovës ka qenë në dijeni që katër muaj.

Në gjendje të rëndë emocionale e mes lotësh, Mirushe Lohaj, u shpreh se të martën për RTV Dukagjini se familjarët e burrit, i cili dyshohet se e ka vrarë gruan e tij, e kanë lutur të kthehet në shtëpi.

Ajo theksoi se nga mediat e ka mësuar për rastin tragjik ku mbeti e vrarë motra e saj.

Jetën e kanë humbur edhe gruaja edhe fëmija, dyshohet se vdekja e tyre ka qenë e menjëhershme.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika