KFOR-i italian dërgon në Itali foshnjën dymuajshe për shërim

Një foshnje me probleme shëndetësore neonatale është transportuar nga KFOR-i nga Prishtina për në Napoli të Italisë

Pamje nga transporti i foshnjës nga Prishtina për në Napoli të Italisë





KFOR-i ka njoftuar se i ka dërguar për shërim një foshnje dy muajshe në Itali, e cila ishte në gjendej të rëndë shëndetësore.

Në orët e pasdites ka ndodhur një fluturim ajror emergjent mjekësore nga Prishtina për në Napoli të Irenës, thuhet në njoftim.

“Falë organizimit të KFOR-it dhe Komandës së Përbashkët të Operacioneve Italiane, një aeroplan i Forcave Ajrore mundi të transportojë vogëlushen e cila vuan nga një sëmundje shumë e rëndë në zemër, së bashku me nënën e saj, nga Prishtina në spitalin “Monaldi” në Napoli, ku do të kujdeset një ekip mjekësor i specializuar për të, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, ky veprim i tyre është bërë për solidarizim i cili ndihmon në konsolidimin e marrëdhënieve të miqësisë, bashkëpunimit ndërmjet Misionit të KFOR-it, Institucioneve italiane dhe Kosovës.

Pamje nga transporti i foshnjës nga Prishtina për në Itali

“Karabinierët e Regjimentit të MSU-Njësia e Specializuar Shumëkombëshe, pjesë e Misionit të KFOR-it, aktivizuan Ambasadën Italiane në Prishtinë dhe Komandën e Përbashkët Italiane për të finalizuar sa më shpejtë bashkëpunimin bujar të ofruar nga Spitali “Mnaldi”, i cili njihet si qendër ekselence për patologjitë neonatale dhe nga instituti fetar “Povere Figlie della Visitazione di Maria” në Napoli, i cili do të presë nënën e foshnjës për të gjithë periudhën e trajtimit”, thuhet në njoftim të KFOR-it.





Shija e redaktorit

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Të fundit nga rubrika