Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

Policia e Kosovës ka arritur ta largojë veturën ,të cilën dyshohet se e përdori Sokol Halili për t'u larguar nga vendngjarja, pasi vrau gruan e tij, e cila ishte shtatzënë





Është gjetur vetura e personit që dyshohet se e ka vrarë 35-vjeçaren, e cila ishte shtatzënë.

Një ekip i RTV Dukagjini që ndodhet në vendin e ngjarjes, raporton se Policia e Kosovës tashmë ka larguar veturën e të dyshuarit, Sokol Halili, vetura e të cilit, ishte gjetur në sheshin “Ahmet Shtime” në Shtime.

Deri më tani, personi i dyshuar është ende në arrati dhe kërkohet nga policia.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë.

Me anë të një kërkese për bashkëpunim, Policia e Kosovës ka publikuar të dhënat personale të të dyshuarit.

Sipas policisë, i dyshuari, Sokol Halili, i lindur më shtatë maj të vitit 1991, nga fshati Godancë i Komunës së Shtimes, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur të mërkurën e 30 nëntorit, në oborrin e klinikës së Gjinekologjisë, në Prishtinë.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, vijon njoftimi.

Gjykata Themelore në Ferizaj, lidhur me rastin e ndodhur në oborrin e QKUK-së, ku i dyshuari S.H. dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë H.M, ka njoftuar se më tetë shtator të 2022, nga Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë e Viktimave në Ferizaj, është paraqitur kërkesë për lëshimin e urdhrit mbrojtës ndaj palës përgjegjëse S.H.

Sipas njoftimit, thuhet se Gjykata më 13 shtator të po të njëjtit vit, ka lëshuar aktvendimin për urdhër mbrojtje, me të cilën, ka aprovuar kërkesën për urdhër mbrojtje të palës së mbrojtur, kurse palës përgjegjëse i ka shqiptuar masat mbrojtëse sipas nenit 5 dhe 6, të Ligjit për Mbrojtje nga dhuna në familje, në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh.

“Ky aktvendim i është dorëzuar palëve dhe atë palës përgjegjëse, mbrojtësit të tij, palës së mbrojtur, mbrojtësit të viktimave, QPS –Lipjan si dhe Stacioni Policor në Lipjan, i cili është urdhëruar që ta bëjë zbatimin e vendimit të urdhrit mbrojtës”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për kapjen e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

 





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika