Vulin emërohet drejtor i BIA-s

Lideri i Lëvizjes Socialiste, Aleksandër Vulin, është emëruar drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit (BIA)

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin

Ish-ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandër Vulin, u emërua drejtor i Agjencisë serbe të Zbulimit, e njohur si BIA.

Lajmin për këtë emërim e dhanë disa media në Serbi, përfshirë televizionin shtetëror – RTS, i cili tha se vendimi u mor nga Qeveria e Serbisë, shkruan REL.

Para Vulinit, në këtë post ishte Bratisllav Gashiq, tani ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë.

BIA është një shërbim civil i sigurisë kombëtare të Republikës së Serbisë, që është përgjegjëse përgjegjëse për mbrojtjen e sigurisë së këtij vendi.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika