Osmani për ditëlindjen e Rugovës: Udhëheqja e tij është model, të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka përkujtuar ish-presidentin Rugova në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes, duke thënë se "Rugova me urti e dije të pashoq, arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre"

Ish-presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova





Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar ish-presidentin, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes.

E para e vendit ka thënë se ish-presidenti Rugova, ishte ideator i shtetit të pavarur të Kosovës e prijës i parë i saj, gjersa ka shtuar se “me urti e dije të pashoqe, ai arriti ta artikulonte politikisht vullnetin e qytetarëve të Kosovës, për të jetuar të lirë, në tokën e tyre e në shtetin e tyre”.

“Sot shënojmë 2 dhjetorin, ditën e lindjes së Presidentit të parë historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës, njeriu i cili e udhëhoqi popullin e vet drejt lirisë dhe pavarësisë”, ka shkruar Osmani, në Facebook.

Tutje, Osmani ka thënë se udhëheqja e Rugovës është shembull e model, i cili duhet të kujtohet çdo ditë.

“Udhëheqja e tij është shembull e model, të cilin duhet ta kujtojmë çdo ditë, e me të cilin, duhet të mishërohemi, në mënyrë që vizionin e Presidentit Rugova për shtet ta bëjmë edhe më kuptimplot, duke e jetësuar çdo ditë atë”.

Ndryshe, edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, në përvjetorin e 78-të të ditëlindjes, duke thënë “se është i nderuar që ka punuar me të”.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika