Hoxha cilëson Haradinajn si target të lehtë

Ylli Hoxha thotë se Haradinaj është akuzuar, për shkak se është pikë e lehtë e goditshme

Ylli Hoxha, analist

Lidhur me raportin nga organizata amerikane ‘Freedom House’, në të cilën janë akuzuar për krim e korrupsion në Kosovë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, ka reaguar edhe analisti Yll Hoxha, i ftuar në emisionin ‘Debat Plus‘.

Hoxha thotë se Ramush Haradinaj është fajësuar, pasi e cilëson si një target të lehtë, dhe rikujton debatin mes kryeministrit të Kosovës, Kurtit dhe Haradinaj, debate të cilat Kurti me kënaqësi i pranon, pasi Haradinaj është lehtë për t’u shpartalluar.

”Ramush Haradinaj është pikë e lehtë e goditshme, target i lehtë. Nëse i keni parë debatin në mes Kurtit dhe Haradinajt, Kurti me lehtësi dhe kënaqësi i pranon duelet me të, sepse Haradinaj është i lehtë për t’u shpartalluar në shumë tema, të cilat ai ka hendikepin nga e kaluara”, tha Hoxha.

Ndër të tjerash, ai shtoi se duhen të largohen Thaçi dhe Haradinaj, pasi zbartin etiketën si persona të krimit dhe korrupsionit.

”Për të qenë një garë më e mirë mes opozitës dhe pozitës, dhe një debat shumë më cilësor, unë mendoj se duhet sa më shpejt të largohen këto dy figura që bartin kësi lloj etikete, për zhvillimin e vetë opozitës”, ka përfunduar Hoxha.

Në raportin e Freedom House thuhet:

”Korrupsioni e klientelizmi shpesh bëjnë presion për votë.Biznesmenët e pasur në Kosovë mund të kenë ndikim në zgjedhjet politike të punëtorëve të tyre.

Serbia vazhdon të ushtrojë ndikim me platformën e Listës Serbe, si dhe të zgjedhjeve politike të serbëve etnikë në përgjithësi.

Figurat kryesore politike në Kosovë, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, kanë lidhje me krim të organizuar e korrupsion të nivelit të lartë, që kanë rol të madh në politikë dhe ndikojnë në vendosjen e liderëve kyçë”.

Haradinaj reagon kundër raportit të ‘’Freedom House’’

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika