Policia e Kosovës: Sekuestron një shumë të madhe të parave në magjistralen Bërnjak-Zubin Potok

Të mërkurën e 20 prillit Departamenti i Policisë Kufitare, gjatë një kontrolle për mbikëqyrjen e kufirit, ka ndalur një automjet të tipit BMW, më targa vendore e cila kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës, ku gjatë kontrollit ka hasur një shumë të konsiderueshme të parave

Policia, gjatë aksionit kundër kontrabandës në magjistralen Bërnjak- Zubin Potok

Policia pasi kontrolli automjetin e tipit BMW, ka gjetur në një pjesë të ndjeshme, një sasi të konsiderueshme të parave.

“Pasi që personi i dyshuar nuk ka arrit të ofroj mbulues me dokumente për paratë qe i ka poseduar me vete, i njëjti është dërguar në stacionin policor në Bërnjak për procedura tjera”, ka deklaruar Policia e Kosovës.

Për këtë rast, policia i kishte njoftuar njësite kompetente për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në nivelin rajonal dhe qendror, për ta trajtuar këtë rast, pasi i kishin numëruar, bankënota ishin nga 500 qindëshe 100 qindëshe dhe 50 pesëdhjetëshe ku vlera totale tyre ishit 60 mijë euro.

Bankënotan e sekuestruar nga Policia e Kosovës

Për këtë rast është njoftuar edhe prokurori i rastit, ku është iniciuar rasti si “shpëlarje e parave”.

“Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave” njoftuar prokurori kompetent dhe për procedura të mëtejme ligjore është iniciuar rasti “shpëlarja e parave” ka thënë Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës gjatë mbylljës së rrugëve Ilegale

Policia në pjesë veriore të Republikës së Kosovës, që nje kohë të gjatë ka filluar ta luftojë kontrabandë edhe krimin e organizuar, duke futur nën kontroll rrugët, po ashtu i ka mbyllur edhe shtigjet malore dhe është e përkushtuar ta zbatoj ligjin në çdo cep të Kosovës.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika