Mungesa e Serbisë në Samit, Rama: Vuçiq s’ka rrugë tjetër, e kundërta katastrofë për të

Edi Rama ka thënë se nuk ka rrugë tjetër për Serbinë veç se të marr pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë me 6 dhjetor

Edi Rama , kryeministër i Shqipërisë

Kryeministri i i Shqipërisë, Edi Rama, në një bashkëbisedim në rrjetet sociale, ka thënë se Serbia do të marrë pjesë NË Samitin e 6 dhjetorit BE – Ballkani Perëndimor ne Tiranë.

Rama shtoi se nuk ka rrugë tjetër për Serbinë përveç se të marrë pjesë në samit, pasi e kundërta sipas tij do të ishte katastrofë për të.

“Unë nuk emocionohem nga asnjë lloj deklaratë që bëjn politikanët… Serbia do të jetë në Samit dhe presidenti i Serbisë nuk Ka asnjë rrugë tjetër veç se të vijë në samit, se e kundërta do të ishte katastrofë për Serbinë”, ka thënë Rama.

Rama e tha këtë pasi Vuçiq pa disa ditës tha se do të bojkotojë samitin pas emërimit të Nenad Rashiq, Ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika