Gërvalla i del në krahë UÇK-së: Jam shumë krenare që përfaqësoj sakrificën e ushtarëve të UÇK-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gervalla, është përballur me përfaqësuesen e Rusisë në Këshillin e Sigurimit (KS) të OKB-së pasi kjo e fundit ka ngritur akuza ndaj luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla

Gërvalla në përgjigjet e saj ka thënë se është shumë krenare që përfaqëson një shtet si Kosova, e cila është e lirë dhe e pavarur falë sakrificës së burrave e grave të UÇK-së.

“Po të isha në vendit tuaj do të ndihesha e turpëruar që përfaqësoj një vend si Rusia. Unë jam shumë, po shumë krenare, që përfaqësoj një shtet si Kosova. Gra e burra të Ushtrisë Çlirimtare kanë mbrojtur vendin e vet dhe shtëpitë e tyre dhe shtetin e tyre”, ka thënë Gërvalla teksa ka vazhduar edhe polemikat me homologun e saj serb, Nikola Selakoviq.

Ministrja e Jashtme e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm serb, Nikolla Selakoviq, si gjithnjë i ka bërë thirrje UNMIK-ut që të angazhohet edhe më tej në Kosovë si garancë për minoritetin serb duke thënë se kinse siguria e tyre është në rrezik.

I pari i diplomacisë serbe përmendi si ”kërcënim’’ për minoritetin serb edhe arrestimin e 11 qytetarëve, ku në mesin e tyre ishte edhe një kryetar komune me shumicë serbe.

Selakoviq gjithashtu si pretekst ka përmendur edhe ndalimin e organizimit të votimit për referendumin e Serbisë në Kosovë, si dhe në ndalimin e votimeve në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë.

Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Sigurimit

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika