Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, s’ka të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se të shtunën mbrëma është raportuar për një rast të gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë, i cili është cilësuar si “vrasje në tentativë”

Emblema e Policisë së Kosovës





Të shtunën e tre dhjetorit, në Prishtinë, persona të panjohur me një veturë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture tjetër.

Kështu ka bërë të ditur për Portali Dukagjini, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orë 23:00 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Hilmi Rakovica” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku dyshohet se nga një veturë në lëvizje është shtënë në drejtim të një veture tjetër”, ka thënë ajo.

Nga ky rast nuk raportohet të ketë persona të lënduar.

Megjithatë rasti cilësohet si “vrasje në tentativë”.

Për këtë, policia e Kosovës ka nisur një hetim lidhur me rrethat që e karakterizojnë rastin.

“Nuk raportohet për persona të lënduar. Policia në koordinim me prokurorinë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin i cili është cilësuar, vrasje në tentativë”, shtoi Ahmeti.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika