Osmani: Nëse Kosova dëmtohet nga Ballkani i Hapur, Maqedonia e Veriut tërhiqet nga kjo iniciativë

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se nëse Ballkani i Hapur dëmton Kosovën, Maqedonia e Veriut do të largohet nga Ballkani i Hapur

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka thënë se Maqedonia e Veriut do të tërhiqet nga nisma e Ballkanit të Hapur nëse dëmtohet Kosova.

Ministri Osmani ka shtuar se nisma e Ballkanit të Hapur ka për qëllim eliminimin e barrierave dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes shteteve.

“Nëse dikush më dëshmon që me Ballkanin e Hapur dëmtohet drejtpërdrejt interesi i Kosovës, ja ku po e them publikisht se Maqedonia e Veriut nuk do të qëndrojë asnjë minutë në atë iniciativë”, ka thënë Osmani, në një intervistë për “Syri.net”.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika