Deklarata e dakorduar në samit kërkon që Kosova e Serbia t’i zbatojnë pa vonesa marrëveshjet e dakorduara në Bruksel

Deklarata e dakorduar në Samitin Be-Ballkan Perëndimor është bërë publike dhe pika nëntë e saj flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë dhe u kërkon të dyja palëve t’i zbatojnë marrëveshjet pa vonesa dhe të arrijnë një marrëvedhje ligjërisht të obligueshme

Ilustrim





Deklarata e dakorduar në Samitin Be-Ballkan Perëndimor që u organizua të martën e 6 dhjetorit në Tiranë, është bëtë publike dhe pika nëntë e saj flet për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo deklaratë në pikën nëntë, u kërkon të dyja palëve angazhim në mënyrë konstruktive në dialog dhe arritjen e një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Po ashtu kërkohet që marrëveshjet e dakorduara deri më tash të zbatohen pa vonesa.

Ndër të tjera, kjo pikë e deklaratës kërkon që të mos merren veprime të njëanshme apo provokuese që mund të shkaktojnë tensione, dhunë apo retorikë që nuk çon drejt dialogut.

“Ne vazhdojmë të mbështetim plotësisht përpjekjet e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së dhe të Përfaqësuesit Special të BE-së për Dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe për çështjet e tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor dhe presim progres konkret nga të dy palët drejt një marrëveshjeje të plotë dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. Kjo është kritike për stabilitetin dhe zhvillimin e të gjithë rajonit dhe për të siguruar se palët munden të vazhdojnë rrugëtimet evropiane përkatëse. Ne përsëritim pritmërinë tonë të fortë që të gjitha marrëveshjet e mëparshme të respektohen plotësisht dhe të zbatohen pa vonesë. Ne i nxitim të dy Palët të angazhohen në mënyrë konstruktive për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet dypalëshe dhe mos marrin veprime të njëanshme dhe/ose provokuese që mund të shkaktojnë tensione dhe dhunë dhe retorikë që nuk shpie drejt dialogut. Ne u kujtojmë të dy Palëve përgjegjësinë e tyre të përbashkët për të siguruar paqen dhe stabilitetin”, thuhet pikën nëntë të deklaratës.





Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika