Sulmohen zyrat e KKZ-së në veri, qytetarët ndjehen të pasigurt

Të pasigurt po ndjehen qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës, derisa thonë se edhe prezenca e policisë po mungon kohëve të fundit. Gjatë së hënës e së martës, zyrat e Komisioneve komunale të zgjedhjeve në Mitrovicë të Veriut e në Zubin Potok, u sulmuan, përfshirë me armë





Përpos kundërshtimit politik nga pala serbe, organizimi i zgjedhjeve në 4 komunat veriore të Kosovës, po kundërshtohet edhe në terren. Zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve në Mitrovicën e Veriut e në Zubin Potok janë sulmuar në 24 orët e fundit.

Sulmi i armatosur ka ndodhur në kohën kur aty është dashur të vendosen anëtarët e KQZ-së për të kryer detyrat e tyre zyrtare.

Për këtë nuk janë përgjigjur nga Policia e Kosovës, derisa nga KQZ-ja kanë thënë se janë në pritje të njoftimeve nga zyrtarët komunal të zgjedhjeve të cilët nën shoqërimin e zyrtarëve policor kishin shkuar atje.

Por, zyra e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut, ishte sulmuar edhe gjatë mbrëmjes së të hënës.

Xhamat e kësaj zyre janë dëmtuar, derisa sipas banorëve në këtë pjesë, persona të panjohur kanë dashur edhe t’ia vënë zjarrin.

Njëri nga qytetarët, duke thënë se nuk mund të flasë publikisht për shkak të frikës që kanë për sigurinë e tyre, tha se ai e ka njoftuar Policinë por ata nuk kanë dal fare në vend të ngjarjes.

Gjatë bisedës me të, ka treguar se lëvizja gjatë orëve të mbrëmjes në Mitrovicë të Veriut është e rrezikshme, për shkak të pranisë së personave që sipas tyre, po sillen me maska.

Për disa qytetarë të tjerë, incidentet e tilla janë frikësuese për ta, derisa kërkojnë që të shtohet prezenca e Policisë së Kosovës.

“Po ndodhin ato incidente janë pak shqetësuese, shumica e tyre janë që dojnë me i regjistru edhe makinat në 02, por kanë presion prej tyre”, ka theksuar Shukri Musliu – Qytetar.

“Përpos mungesës së Policisë në uniformë, tjetër problem ose tjetër ndryshim nuk ka.. Unë shetisë nëpër të gjithë veriun nuk ka asnjë problem, kurrfarë vështirësie…Policia duhet të jenë prezentë me uniformë, siç kanë qenë gjithmonë, për sigurinë e të gjithë qytetarëve”, ka deklaruar një person Anonim.

Dhjetëra vetura u dogjën pas vendimit të Qeverisë së Kosovës që serbët t’i konvertojnë targat në RKS.

Organet e drejtësisë ende nuk kanë arritur të zbulojnë asnjë nga këto raste.

“Të gjitha rastet që ju i referoni, janë duke u hetuar në koordinim me Policinë e Kosovës dhe për shkak të hetimeve nuk mund të ndajmë informata shtesë për këto raste…Puna është duke shkuar normalisht, gjithçka po shkon në rregull në fillim kemi pasur vështirësi sidomos në departamentin e përgjithshëm”, ka shtuar Valon Preteni – Zëdhënës i Prokurorisë në Mitrovicë.

Për shkak të vendimit për targat, në shenjë proteste, katër kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potoku, Zveçanit e Leposaviqit, dhanë dorëheqje.

Të gjithë ishin anëtarë të Listës Serbe derisa serbët u larguan edhe nga institucionet tjera të Kosovës.





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika