Pritet të tërhiqet shorti për zgjedhje në komunat në veri

Të mërkurën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat veriore

Zgjedhjet në veri





Të mërkurën e 7 dhjetorit, me fillim nga ora 09:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike për dy proceset zgjedhore në katër komunat e veriut të Kosovës, të cilat pritet të mbahen më 18 dhe 25 dhjetor të këtij viti.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 18 dhjetorit për kryetarë të katër komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, si dhe për zgjedhjet e parakohshme të 25 dhjetorit për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit”, ka njoftuar Elezi, raporton EO.

Ndryshe, të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më gjashtë dhjetor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Në njoftimin e KQZ-së thuhet se afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më nëntë dhjetor të vitit 2022.

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim, për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, në njoftim thuhet se edhe ata që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

KQZ-ja ka inkurajuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote, të cilët jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, dhe pastaj pas regjistrimit, të votojnë përmes postës, gjatë periudhës e cila fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 2022.

Dymbëdhjetë kandidatë janë certifikuar për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarë në katër komunat në veri të Kosovë, Leposaviq, Zubin-Potok, Zveçan dhe Mitrovicë të Veriut, që do të mbahen më 18 dhjetor.

Këto zgjedhje erdhën si rezultat i dorëheqjes së kryetarëve serbë, pjesë të Listës Serbe, për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika