Scholz: Për momentin, rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga Rusia është zvogëluar

"Rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, si pjesë e luftës së tij në Ukrainë, është ulur në përgjigje të presionit ndërkombëtar", kështu ka deklaruar kancelari gjerman, Olaf Scholz

Olaf Scholz, kancelari i Republikës Federale të Gjermanisë





Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se rreziku i përdorimit të armëve bërthamore nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, si pjesë e luftës së tij në Ukrainë, është ulur në përgjigje të presionit ndërkombëtar.

“Lufta po vazhdon me ‘brutalitet të pazbutur’, edhe pse, tani për tani, një gjë ka ndryshuar”, ka thënë Scholz, raporton Reuters.

“Rusia ka pushuar së kërcënuari se do të përdorë armë bërthamore. Si reagim ndaj komunitetit ndërkombëtar, duke shënuar një vijë të kuqe. Pavarësisht ndarjeve të thella, ishte e rëndësishme që dialogu me Kremlinin të vazhdonte”, ka vijuar ai.

Ndërkaq, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se kërcënimi i një lufte bërthamore është duke u rritur, mirëpo ka insistuar se Rusia “nuk është çmendur” dhe nuk do ta përdorë e para armën bërthamore.

Scholz ka thënë se Putini duhej ta ndalonte luftën, por më pas, ai do të ishte i përgatitur të fliste me Rusinë për kontrollin e armëve në Evropë, duke shtuar se kjo ishte ofruar edhe para luftës.

Duke mbrojtur mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën, për të cilën, kritikët në Kiev dhe gjetkë në Evropë, thonë se ka qenë shumë e rezervuar, Scholz tha pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermania ishte një prej vendeve më mbështetëse të Ukrainës, duke përfshirë furnizimet me armë.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të parandaluar një luftë të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s. Një konflikt i tillë do të kishte vetëm humbës – në të gjithë botën”.

Ndërkaq, Vladimir Putin ka thënë se Rusia do ta përdorë armën e shkatërrimit në masë, vetëm si kundërpërgjigje ndaj një sulmi, raporton BBC.

Duke folur në takimin e Këshillit rus për të Drejta të Njeriut, ai ka thënë se lufta në Ukrainë mund të jetë “proces i gjatë”.

 





Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika