Qalaj: Gjendja në Veri është para eksplodimit

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashti Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Sveçlës, ku ky i fundit kishte deklaruar sipas Qalës së Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme  për t’i mbajtur zgjedhjet

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj,





Ish-drejtori i Policisë së Kosovës dhe njëhershit deputet i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka folur për situatën e sigurisë në katër komunat veriore të Kosovës.

“Gjendja është me keq se sa që mendohet, në dukje doket kohë  pas kohë duke që është e qetë. Por atje gjendja jo që është e tensionuar po është para eksplodimit”, kështu ka vlerësuar ish-drejtori i i Policës.

Ndërsa Qalaj tutje e ka akuzuar Ministrin e Punëve Jashtme, Xhela Sveçlën se ky i fundit është duke u merre detyrat teknike të policës që do të duhej të merrje drejtori i Policës së Kosovës.

“Ministri Brendshme me se paku është duke u merre me punët  ministrisë që ai e drejton, ai është duke u marrë me punët e policës edhe atë punë teknike të Policës së Kosovës, nga një herë Sveçla po bëhet edhe zëdhënës i policisë”, ka theksuar ai.

Më tej  ai ka pyetur se a e ka parë ndonjëherë dikush  Ushtruesin e Drejtorit të Policës së Kosovës, Fehimi Hotin së bashku me të parin e Punëve të Brendshme në Veri të Kosovës.

“Sveçla as nuk e fton sepse ai është ekspert se ku duhet të vendosen njësit policore të Kosovës, poashtu po bëhet si një ekspert i ndërtimtarisë se ku duhet të vendosen kontejnerit në veri të Kosovës, merret me punë që nuk janë punët e tij, ai duhet të  merret me Ministrin e Punëve të Brendshme edhe t’i lejë ekspertet që të bëjnë punë e tyre”, ka theksuar ai.

Qalaj e ka quajtur hipokrizi deklaratën e Sveçlës, ku ky i fundit kishte deklaruar sipas Qalës së Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme  për t’i mbajtur zgjedhjet.

Ai ka përfunduar duke parashikuar se Presidentja e Kosovës do t’i shtyje zgjedhjet e jashtëzakonshme.





Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika