Gjatë 24 orëve, Ukraina pretendon se ka vrarë 310 ushtarë rusë

Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar të dhënat rreth dëmeve që i ka shkaktuar Rusisë në 24 orët e fundit. Ajo ka theksuar se pretendohet se kanë vrarë 310 ushtarë rusë

Një ushtarë rus në Ukrainë, Foto: Reuters





Ministria e Mbrojtjes në Ukrainë ka publikuar të dhënat rreth dëmeve që i ka shkaktuar Rusisë në 24 orët e fundit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka shtuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vrarë 310 ushtarë rusë, shkruan Skynews, transmeton Portali Dukagjini.

Në shifrat e publikuara thuhet se gjatë këtyre orëve, një automjet luftarak i blinduar dhe një sistem artilerie janë shkatërruar gjithashtu.

Ndryshe, gjatë mëngjesit të 9 dhjetorit, zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse kanë granatuar gjithë vijën e frontit të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore, ndërsa kanë theksuar se Kremlini kishte pakësuar ambiciet e tij për të siguruar vetëm pjesën më të madhe të tokave ukrainase.

Zyrtarët ukrainas, gjithashtu, kanë thënë se forcat ruse kanë garantuar të gjithë vijën e frontit të rajonit të Donetskut në Ukrainën lindore.

Ata thanë se kjo tregonte se Kremlini kishte pakësuar ambiciet e tij për të siguruar vetëm pjesën më të madhe të tokave të Ukrainës, të cilat i ka pretenduar si ruse.

Forcat ruse bombardojnë vijën e frontit lindor, Ukraina thotë se ata i kanë zvogëluar ambiciet





Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika