Zv.drejtori i IML-së, Naim Uka deklarohet për dorëheqjen e tij

“Po e konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga pozita ime në IML. Dorëheqja është si akt moral pas zhvillimeve të fundit", kështu ka deklaruar Naim Uka, për dorëheqjen e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të IML-së

Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)





Naim Uka ka konfirmuar dorëheqjen e tij nga pozita e zëvendësdrejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML).

Uka në një përgjigje për RTV Dukagjini, ka thënë se dorëheqja është për arsye morale pas denoncimit të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e disa mostrave të ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

“Po e konfirmoj që kam dhënë dorëheqje nga pozita ime në IML. Dorëheqja është si akt moral pas zhvillimeve të fundit. Nuk mund të flas më shumë për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar nga Prokuroria Speciale, pasi mund të konsiderohet ndërhyrje në hetime”, ka deklaruar Uka.

Ndryshe, me vendim të komisionit disiplinor të IML-së, gjatë së enjtes, janë pezulluar nga puna katër zyrtarë të këtij institucioni deri në vendimin përfundimtar për rastin.

Masa u shqiptua ndaj Nardi Sheqergjiut, Flutura Gogës, Ilirjana Shalës dhe Anila Lakna.

Jep dorëheqje zv.drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Naim Uka

 





Shija e redaktorit

Përballja e madhe për Prishtinën: Rama, Çeku e Ismaili më...

Më 9 tetor, e enjte në Debat plus, do të zhvillohet një debat mes tre kandidatëve për kryetar të Prishtinës. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar sot...

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

Të fundit nga rubrika