Rakiq e dërgon në vend kërkesën e Vuçiqit, iu bënë thirrje serbëve t’iu ndihmojnë EULEX-it dhe KFOR-it

Thirrja e presidentit të Serbisë, Aleskandar Vuçiq, është dërguar në vend nga kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq. Ai ka formuar “Shtabin e Krizave”, nga ku iu ka kërkuar serbëve që të mos sulmojnë më EULEX-in dhe KFOR-in

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka bërë të ditur mbrëmjen e sotme (të dielën e 11 dhjetorit) se për shkak të “kompleksitetit të situatës” në veri të Kosovës, është formuar ‘Shtabi i Krizave’, i cili do të raportojë para mediave për situatën në terren.

Sulmet mbi EULEX-in në veri, kanë shtyre presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, t’iu kërkojë serbëve lokal të Kosovës që të mos sulmojnë më ata por, t’i respektojnë KFOR-in dhe EULEX-in, dhe po atyre t’iu ndihmojnë nëse kanë nevojë.

“Prania e tyre është në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kërkoj nga të gjithë qytetarët që të takojnë çdo pjesëtar të EULEX-it dhe KFOR-it dhe t’i ndihmojnë nëse kanë nevojë për ndihmë nga ana jonë”, ka deklaruar Rakiq.

Rakiq ka thënë se tensionet nuk janë zbutur dhe se po mblidhen gjithnjë e më shumë qytetarë, por edhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me deklaratat e sotme “e ndezi zjarrin, dhe trembi familjet tona”.

Megjithatë, Rakiq ka shtuar se serbët nuk duan të bien në provokimet e Kosovës, pasi sipas tij, “Prishtina dëshiron pikërisht këtë”.

“Ata vazhdimisht kryejnë veprime për të provokuar reagimin tonë dhe na fajësojnë se jemi shkatërrues dhe faktorë përçarës – siç na quajnë ata”, ka akuzuar Rakiq.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika