Caktohet masa paraburgimit për ish-policin, Dejan Pantiq

Ish-policit të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinës

Prokuroria Themelore ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Prishtinës që ta dërgojë në paraburgim ish-policin e Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq.

Pantiq akuzohet se ka kryer sulm terrorist ndaj zyrave të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

“Kryerja e veprës terroriste edhe ka kërkuar 1 muaj caktimin e masës së paraburgimit ndaj, Pantiqit, edhe kjo kërkesë është aprovuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë”, ka thënë zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, për RTV Dukagjini.

“Prishtinë, 12 dhjetor 2022 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit  D.P  për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste nga neni 129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.P e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, kanë shtuar ata.

Më tej, Gjykata Themelore e ka argumentuar se ku e ka mbështetur  vendimin për paraburgimin e Dejan Pantiq-it.

“Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPP-së”, ka sqaruar Gjykata Themelore në Komunikatën e saj.

Ndërkohë Gjykata Themelore ka treguar se palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit kundër këtij aktvendimi

Pantiq ishte arrestuar nga Policia e Kosovës, në pikën kufitare në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, të shtunën e 10 dhjetorit.

Ndryshe, arrestim i Pantiqit ka nxitur reagime të krerëve të Serbisë, të cilët i kanë urdhëruar bandat kriminale, të cilat gjenden në katër komunat veriore të Kosovës, që t’i bllokojnë rrugët, në mënyrë që Policia e Kosovës të mos ketë mundësi që të arrestuarin për terrorizëm ta dërgojë në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika