Kina ngrit padi kundër ShBA-ve për kufizimet e eksportit të çipave

Shteti kinez ka ngritur një padi në OBT për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me arsyetimin se kanë vendosur sanksione në masat e kontrolles për eksportin e çipave në tregun amerikan

Padia është një mënyrë për të kërkuar adresimin e shqetësimeve kineze përmes mjeteve ligjore [Dosje: Kim Kyung-Hoon/Reuters]

Kina ka ngritur padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) kundër Shteteve të Bashkuara për masat e kontrollit të eksportit të çipave, tha ministria e tregtisë e Kinës.

“Kina ndërmerr veprime ligjore brenda kornizës së OBT-së si një mënyrë e nevojshme për të adresuar shqetësimet tona dhe për të mbrojtur interesat tona legjitime”, thuhet në një deklaratë të ministrisë së tregtisë së Kinës, përcjellë misioni i saj diplomatik në Gjenevë.

Ai shtoi se kufizimet e SHBA “kërcënuan stabilitetin e zinxhirëve global të furnizimit industrial”.

Misioni kinez në OBT në Gjenevë dhe Përfaqësuesi i Tregtisë i SHBA nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesave të Reuters për koment. Një zëdhënës i OBT-së nuk pranoi të komentojë.

E ashtuquajtura kërkesë për konsultime është hapi i parë në një procedurë të gjatë. SHBA ka bllokuar emërimet në organin më të lartë qeverisës të OBT-së për mosmarrëveshjet tregtare, që do të thotë se disa mosmarrëveshje nuk zgjidhen kurrë.

Në tetor, SHBA publikoi një grup gjithëpërfshirës të kontrolleve të eksportit që synojnë të gjunjëzojnë përparimin e Kinës në industrinë e gjysmëpërçuesve.

Ankesa nga Kina për kufizimet e eksportit të çipave në SHBA vjen disa ditë pas një vendimi të OBT-së kundër Uashingtonit në një padi të veçantë për tarifat e metaleve që ishin sjellë ndër të tjera nga Kina. SHBA, një kritike e rregullt e procedurave të arbitrazhit të OBT-së, hodhi poshtë gjetjet e OBT-së.

Kjo ankesë daton nga administrata e ish-presidentit Donald Trump, e cila vendosi tarifa 25 për qind për importet e çelikut dhe 10 për qind për aluminin në 2018, duke përdorur nenin 232 të një akti të vitit 1962 që lejon presidentin të kufizojë importet nëse ato kërcënojnë sigurinë kombëtare.

Partnerët e tregtisë së lirë, Kanadaja dhe Meksika u përjashtuan më vonë.

Tarifat nxitën disa anëtarë të OBT-së, përfshirë Kinën, të kundërshtojnë masën dhe javën e kaluar, një panel prej tre personash i OBT-së nxorri gjetjet e tij në rastet e paraqitura nga Kina, Norvegjia, Zvicra dhe Turqia. Rastet e ngritura nga India dhe Rusia janë ende në pritje.

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden ka mbajtur në fuqi tarifat e metaleve që ishin një nga pikat kryesore të strategjisë së Trump, “Amerika e para”.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika