Ministri Murati flet për vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen buxhetore në Kuadër të Pakos për përballje me inflacionin, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro mbështetje. Ndërsa, sa i përket përballjes me krizën energjetike, Murati ka thënë se janë ndarë 5.4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike

Ministri i Financave, Hekuran Murati





Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se në mbledhjen e 112-të të Qeverisë së Kosovës janë ndarë 5.4 milionë euro për subvencionimin e tarifave të energjisë elektrike.

Murati në një konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë ka theksuar se subvencionimi i tarifave po bëhet në mënyrë që ato të mos rriten në mënyrë të pakontrollueshme.

“5,4 milionë euro në mënyrë që të mbulohet subvencionimi i deritanishëm sipas modaliteteve nga Ministria e Ekonomisë”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ndër të tjera, ai ka bërë të ditur se ka miratuar ndarjen buxhetore në kuadër të Pakos së Përballjes me Inflacionin për ata që nuk i kanë marrë ende shtesat, kështu duke ndarë 5.8 milionë euro si mbështetje.

Sipas qeverisë, një pjesë e këtyre mjeteve do të shkojnë për studentët që nuk kanë marrë shumën prej 100 eurosh.

Ndërsa, pjesa tjetër është shtesa për punëtorët e ndërmarrjeve publike dhe po ashtu subvencionimin e pagesave për kursimin e energjisë elektrike.

“Bëhet fjalë për masat qoftë për mbështetjen e sektorit publik dhe studentëve që nuk kanë marrë shtesat”, ka vijuar ai.





Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika