Pa ngrohje disa shkolla e çerdhe tash e dy javë në Gjilan

Pesë shkolla e një çerdhe kanë mbetur pa ngrohje në komunën e Gjilanit për shkak të mungesës së peletit. Disa nga to janë detyruar të punojnë online ndërsa nga Drejtoria e Arsimit thanë se është problem i prokurimit që sipas tyre pritet të rregullohet së shpejti

Ilustrim





Dritat po fiken sepse kushte të punohet aty nuk ka.

Këto janë hapësirat e Shkollës së Muzikës në Gjilan ku tash e sa kohë kanë mbetur pa pelet rrjedhimisht edhe pa ngrohje.

Klasat janë shumë të ftohta e rrallë gjen ndonjë nxënës.

Njëra ndër to është Morena, ajo thotë se i ftohti po ia pamundëson mësimin.

“Edhe në piano edhe në solfash ndonjëherë e kemi lëshuar mësimin për shkak të ftohtit e unë në piano po kam probleme edhe për shkak të gishtave” , ka thënë nxënësja Morena Akaj.

Problematike situatën po e konsideron edhe drejtori i kësaj shkolle, Kushtrim Jakupi.

“Sot kemi pasur vështirësi sepse temperatura është jashtëzakonisht e ulët deri sot jemi mundu me një mirëkuptim edhe të prindërve edhe stafit, mësimdhënësve jemi mundu me tejkalu situatë por nga tash po e shohim që po përkeqësohet situata edhe më shumë”, ka thënë drejtori Jakupi.

E njëjta situatë është edhe në çerdhen publike “Dardania”. Në mungesë të peletit ata po gjejnë tjera mundësi për ngrohje.

Dështim të orëve mësimore ka pasur edhe në Shkollën Teknike të Gjilanit.

Nga kjo shkollë, nuk deshën të flisnin duke thënë se kjo është përgjegjësi e Drejtorisë së Arsimit në Gjilan.

Por, një nxënëse thotë se i ftohti po e bënë të pamundur mësimin normal.

“Ton kohën qeto dy javë kemi anuluar mësimin”, ka thënë Megi Rushiti, nxënëse.

Përveç këtyre institucioneve arsimore, Drejtoria e Arsimit në Gjilan bëri me dije që disa shkolla kanë ndërprerë mësimin dhe po e zhvillojnë mësimin online.

“Si mungesë e peletit për arsye të procedurave të prokurimit gjithsej pesë shkolla për tre ditë kanë kaluar në mësim online. Besojmë deri në fundjavë kryhen procedurat e prokurimit për furnizim me pelet dhe shkollat kthehen në mësim të rregullt”, janë deklaruar nga Drejtoria e Arsimit në Gjilan.

Këtë vit, u raportua se Komuna e Gjilanit drunjtë për shkolla i ka blerë 92 euro për metër.

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika