Lirohen 64 ukrainas dhe një amerikan në këmbimin e të burgosurve me Rusinë

Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak ka bërë të ditur të mërkurën se Kievi ka siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën

Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak

Kievi ka siguruar lirimin e 64 trupave ukrainase dhe një qytetari amerikan në këmbimin e fundit të të burgosurve me Moskën.

Kështu ka bërë të ditur shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak.

“64 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, të cilët luftuan në zonat Donetsk dhe Luhansk, veçanërisht, që morën pjesë në mbrojtjen e qytetit të Bakhmut, po shkojnë në shtëpi. Këta janë oficerë, privatë dhe rreshterë, heronjtë tanë”, ka thënë ai në Telegram.

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës, që nga nisja e saj në shkurt.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha në fillim të dhjetorit se mbi 1 mijë e 300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë, qëkur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.

Ndërsa më 24 nëntor, Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga 50 prej secilës palë.

Më 4 nëntor, Rusia dhe Ukraina sërish kanë këmbyer 214 të burgosur.

Këmbimi i të burgosurve në mes të Ukrainës dhe Rusisë kishte ndodhur po ashtu dy herë gjatë muajit tetor.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika