Ugljanin: Jemi në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie

Kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin





Kryesues i ri i Kuvendit Komunal në Mitrovicë të Veriut, Nexhat Ugljanin, duke e komentuar zëvendësimin e asamblistëve të dorëhequr në Komunën e Mitrovicës së Veriut, ka thënë se kjo është bërë në përputhje me ligjet e Kosovës.

Ai në emisionin “Five”, ka thënë se situata në këtë komunë nuk është fare e lehtë, por afati i skadimit për zëvendësimin e asamblistëve të dorëhequr skadonte sot.

Ai shtoi se ai bashkë me të tjerët janë në shërbim të qytetarëve pa dallim etnie.

“Unë respektoj ligjet e ministrisë së pushtetit lokal, u bë një zbrazëti apo vakum, komuna u mbet pa delegat. Duhet ta bëjmë zëvendësimin e delegatëve, ne e kemi dhënë betimin sipas rregullave të ministrisë. Pastaj është shku me pikën e dytë për zgjedhjen e kryesuesit të kuvendit. Shumë zor është situata në Mitrovicë në aspektin e sigurisë, por afati i skadimit ka qenë sot për betimin e delegatëve”, ka thënë ai.

“Sigurisht që po, për atë e kemi dhënë betimin, për funksionalizimin normal të kuvendit komunal, të jemi në shërbim të qytetarëve pa marrë parasysh etnisë. Do t’i përmbushim detyrat tona si delegatë dhe unë si kryesues, sepse aty jemi për qytetarë”, ka shtuar ai.

Tutje, Uglanjin, tha se nuk është ndjenjë e mirë që shumica të udhëhiqet nga pakica, teksa shtoi se do t’i presin zgjedhjet e prillit për një kryetar dhe asamble të re në këtë komunë.





Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika