Fajon: Liberalizimi i vizave për Kosovën, qëllim i shumëpritur

Ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon ka mirëpritur marrëveshjen e arritur për liberalizimin e vizave për Kosovën në mes të përfaqësuesve të Parlamentit dhe Këshillit Evropian duke thënë se "ishte një qëllim i shumëpritur"

Ministrja e jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon





Shefja e diplomacisë sllovene, Tanja Fajon ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për liberalizimin e vizave për Kosovën, në mes të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Parlamentit Evropian.

Fajon përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo çështje e liberalizimit të vizave ishte e rrugë e gjatë, por e merituar.

“Ishte një rrugë e gjatë, por ne ia dolëm! Liberalizimi i vizave ishte qëllimi i shumëpritur. Jam i kënaqur që qytetarët së shpejti do të gëzojnë përfitimet e saj. E merituar. Do të përfitojnë njerëzit për kontaktet e njerëzve”, ka shkruar Fajon.

Ndryshe, përfaqësuesit e Parlamentit dhe Këshillit Evropian kanë arritur të mërkurën marrëveshjen për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Të mërkurën ekipet negociuese të Parlamentit dhe Këshillit arritën marrëveshjen e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën”, thuhet në njoftimin për media të Parlamentit Evropian.

Më 30 nëntor, ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së ishin pajtuar për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

“Heqja e vizave do të hyjë në fuqi kur sistemi evropian i udhëtimit, ETIAS, të jetë funksional, në çfarëdo rasti jo më vonë se më 1 janar të vitit 2024”, thuhet në këtë njoftim.

ETIAS kërkon që qytetarët e huaj, të cilët udhëtojnë pa viza në territorin e BE-së, t’i regjistrojnë të dhënat e tyre në këtë sistem para udhëtimit.

 





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika