Kurti për Asociacionin: Serbia le ta ngrejë si çështje në dialog

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës





Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për A2 CNN, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, nuk e kishte kaluar “testin e Gjykatës Kushtetuese”.

Ai theksoi se janë 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të arritura në Bruksel, kurse Serbia këmbëngul vetëm tek marrëveshja e Asociacionit.

Këtë çështje Kurti ka thënë se Serbia mund ta adresojë në kuadër të dialogut në Bruksel.

“Merreni me mend, 33 marrëveshja janë bërë në Bruksel, Serbia këmbëngul në atë marrëveshje që nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk e mohoj që, në kuadër të dialogut, Serbia do ta ngrejë si çështje Asociacionin si model për të zgjidhur çështjet e të drejtave të pakicave kombëtare. Le ta bëjë në kuadër të dialogut që duhet ta zhvillojmë në Bruksel”, ka thënë Kurti.





Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika