Kurti pritet të takohet me ministrin britanez, Leo Docherty

Të premten, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, do të takohet me ministrin britanez, Leo Docherty

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri britanez, Leo Bocherty

Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty, të premten e 16 dhjetorit do të jetë në Kosovë.

Ai do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin për Evropë të Mbretërisë së Bashkuar, Leo Docherty”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Ndryshe, të enjten e 15 dhjetorit, Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dorëzuar aplikimin në Republikën çeke, vendin që aktualisht e kryeson Presidencën e BE-së.

Ceremonia e dorëzimit është mbajtur në ndërtesën e Qeverisë çeke, në Pragë.

“Është një ditë historike për popullin e Kosovës dhe një ditë e jashtëzakonshme për demokracinë në Evropë. Letra që kam sjellë bart shpresat dhe ëndrrat e qytetarëve tanë që kanë punuar me shumë zell për të arritur këtë ditë”.

Kështu ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës së përbashkët me ministrin çek, Mikullash Bek, në Pragë, gjatë dorëzimit të aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Kemi ardhur në Pragë, qytetin në zemër të Evropës për të riafirmuar zotimin e pandryshueshëm të Kosovës ndaj vlerave themelore të BE-së, lirisë, demokracisë, të drejtave të njeriut, barazisë dhe sundimit të ligjit, duke dorëzuar aplikacionin e Kosovës për anëtarësim në BE”.

Ai ka thënë se BE-ja është “destinacioni që synojmë dhe është fati që përqafojmë”.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika