TikTok teston një ndryshim në video

Platforma sociale TikTok ka filluar testimin e një modaliteti të ri peizazhi të videove, duke u futur kështu në konkurrencë me YouTube

Ilustrim (BBC)

Platforma e ndarjes së videove TikTok, ka filluar testimin e një modaliteti të ri peizazhi të videove.

Disa ekspertë thonë se kjo veçori do ta ndihmojë atë të konkurrojë drejtpërdrejt me platformat rivale video si YouTube.

Videot virale të filmuara në modalitetin e portretit kanë ndihmuar që TikTok të bëhet aplikacioni i mediave sociale me rritjen më të shpejtë në botë.

Megjithatë, ka pasur thirrje në vende të tilla si SHBA dhe Australi, për ta ndaluar atë mbi akuzat për kërcënime të sigurisë kombëtare.

Këtë vit, TikTok tha se do të presë video deri në 10 minuta.

Platforma në pronësi kineze, më parë ka lejuar videot me gjatësi prej tre minutash ose më të shkurtër.

Paul Triolo, një ekspert i teknologjisë në konsulencën e Albright Stonebridge Group, i tha BBC-së “TikTok është zhvendosur në territorin e YouTube për disa kohë tani, me versionet më të gjata të videove 10-minutëshe dhe vazhdimisht e kalon YouTube midis një demografie më të re”.

TikTok kundër YouTube

Carolina Milanesi, themeluese e konsulencës The Heart of Tech, tha se funksioni i ri do ta bëjë TikTok më tërheqës për krijuesit e përmbajtjes.

“Shorts janë bërë një pjesë e madhe e angazhimit të fundit të YouTube dhe TikTok duhet të shqetësohet për krijuesit që i drejtohen YouTube për të paktën një pjesë të përmbajtjes së tyre”, ka thënë ajo për BBC.

Ndërkohë, Jonathon Hutchinson, një pedagog i lartë në Universitetin e Sidneit, beson se YouTube dhe TikTok do të vazhdojnë të lulëzojnë.

“YouTube ka vlera dukshëm më të larta prodhimi dhe u kërkon përdoruesve më shumë kohë për t’u përshtatur me ato estetikë prodhimi”, ka shtuar ai.

 

Shija e redaktorit

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Të fundit nga rubrika