Policia e Kosovës demanton përsëri mediat serbe: Po tentojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën

Policia e Kosovës ka demantuar dhe njëherë mediat serbe të cilat po e shfrytëzojnë çdo mundësi që përmes dezinformatave dhe spekulimeve ta destabilizojnë edhe më tej situatën

Policia e Kosovës ka njoftuar se vazhdon të jetë transparente duke përfshirë edhe rastet ku kanë të bëjnë me arrestime të personave të dyshuar, ashtu siç është bërë i ditur dhe arrestimi i personit të dyshuar S.T, mashkull kosovar serb, i dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile”.

“Përmes këtyre njoftimeve zyrtare kemi për qëllim të mbajmë të informuar opinionin dhe mediat mbi realitetin dhe informatat zyrtare, dhe njëkohësisht të demantojmë spekulimet dhe dezinformatat e disa mediave (kryesisht serbe), të cilat në vazhdimësi në forma të ndryshme përmes spekulimeve dhe informatave jo zyrtare po tentojnë të destabilizojnë edhe më tej situatën si dhe të keq informojnë opinionin e gjerë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Tutje në reagimin e Policisë thuhet se “spekulimet e radhës nga mediumet serbe janë se kinse Policia e Kosovës edhe sot ka arrestuar një person (ish policin Z.M,) në Mitrovicë Veriore, si dhe kinse Policia e Kosovës, në Veri të vendit ka penguar punonjësit e elektrodistribucionit për të kryer riparime të një defekti në rrjetin elektrik”.

“Edhe një herë, demantojmë këto spekulime, duke sqaruar se nuk ka informacione zyrtare nga Policia e Kosovës për një arrestim të personit në fjalë, si dhe Policia e Kosovës nuk ka penguar dhe nuk pengon në asnjë rrethanë, asnjë institucion apo punonjës të cilët kryejnë detyrat zyrtare, përkundrazi në rastin konkret janë ndërmarr veprime në bashkëveprim me kompetentët për adresimin dhe sanimin e këtij problemi në rrjetin elektrik”, thuhet tutje në njoftim.

Mes tjerash Policia e Kosovës ka inkurajuar qytetarët dhe mediat që të bashkëpunojnë me Policinë në adresimin e kërkesave dhe konfirmimin e informatave zyrtare dhe mos të bien pre e dezinformatave të tilla.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika