Dhjetë të vdekur, pesë prej tyre fëmijë nga zjarri në një ndërtesë në Francë

Mediat ndërkombëtare janë duke raportuar për shpërthimin e një zjarri në një ndërtesë pranë Lionit të Francës

Pamje nga ndëertesa që është përfshirë nga flakët. Foto: BBC

Qeveria lokale e Lionit të Francës ka thënë se dhjetë persona, përfshirë pesë prej tyre fëmijë, kanë humbur jetën në një zjarr në një ndërtesë pranë Lionit të Francës.

Zyrtarët kanë lëshuar një deklaratë duke thënë se një “zjarr i madh” shpërtheu në një bllok apartamentesh shtatëkatëshe në periferi të Vaulx-en-Velin. Katër persona janë në gjendje kritike dhe 15 të tjerë raportuan lëndime të lehta, duke përfshirë dy zjarrfikës.

Zjarri tashmë është shuar dhe prokurorët janë duke hetuar shkakun e tij gjersa flakët duket se kanë nisur në katin përdhes përpara se të përhapeshin lart.

“Unë u zgjova nga britmat… ne donim të ndihmonim njerëzit, por tymi ishte shumë i rëndë. Pashë një grua të vdekur… është dramatike”, ka thënë një banor lokal për gazetën Le Progres de Lyon.

Një tjetër banor i tha agjencisë së lajmeve AFP se miqtë e tij kishin kapur një djalë 10-vjeçar, i cili u hodh në siguri nga një dritare e katit të sipërm nga nëna e tij.

Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Darmanin ka thënë se fëmijët që vdiqën ishin të gjithë të moshës nga tre deri në 15 vjeç dhe ka vlerësuar se  zjarrfikësit kanë marrë rreziqe të konsiderueshme duke “ngjitur ndërtesën nga jashtë… duke shpëtuar fëmijët dhe foshnjat deri në katin e shtatë”, raporton BBC.

“Pa “heroizmin” e tyre, numri i të vdekurve do të ishte shumë më i lartë”, ka shtuar tutje ministri Dermanin.

Blloku i banesave ku shpërtheu zjarri është pjesë e një projekti banimi në periferi të Lionit. Ai iu nënshtrua riparimeve emergjente në vitin 2019 dhe u përshkrua si “i shkatërruar” nga autoritetet e qytetit të Lionit.

Ministri Darmanin ka shtuar se zona ishte një vend i njohur i tregtisë së drogës dhe se lagjja ka pasur një reputacion të dobët për problemet e prishjes urbane dhe krimit, por po i nënshtrohet një rinovimi prej shumë milionë eurosh.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika