Policia e Kosovës: Gjatë natës ka vazhduar vendosja e një barrikade të re

Përmes një komunikate për media, PK ka thënë se barikada e re po bëhet me qëllim të pengimit të lëvizjes së lirë dhe vështirësimit të rrugëve alternative. Krahas kësaj, ajo ka njoftuar se po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit

Ilustrim

Një barrikadë e re është vendosur në lagjen “Berxhane”, e cila shpie për në Zveçan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, PK ka thënë se barikada e re po bëhet me qëllim të pengimit të lëvizjes së lirë dhe vështirësimit të rrugëve alternative.

“Gjatë natës ka vazhduar vendosja edhe e një barrikade të re në lagjen ‘Berxhane’ që shpie për në Zveçan, për të vazhduar pengimin e lirisë së lëvizjes së lirë edhe në rrugët alternative, e që po vështirëson edhe më tej jetën e qytetarëve në veri të vendit”, thuhet në komunikatë.

Krahas kësaj, PK njofton se dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak, vazhdojnë të jenë të mbyllura, dhe se e ajo po angazhohet në ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve dhe vendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika