Gërvalla: S’kam arsye të besoj në pretendimet kundër ambasadorit Berishaj

E para e diplomacisë kosovare ka thënë se ambasadori Berishaj i ka mohuar akuzat gjë që ajo i beson diplomatit

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla në një linjë direkte nga Nju Yorku në FIVE lidhur me raportimet për ambasadorin Martin Berishaj, ka thënë se i ka ndjekur raportimet që janë bërë.

Ajo ka thënë se shumë shpejt do të komunikoj me të, duke shtuar se do i ndjek zhvillimet por se në këtë fazë nuk ka arsye që të ndërmerren hapa.

”Do të bisedoj edhe personalisht me ambasadorin Berishaj, i cili shumë qartë dhe publikisht ka treguar që nuk ka asgjë të vërtetë në ato raportime të mediave”, ka thënë Gërvalla.

”Por unë nuk kam asnjë arsye të besoj se këto pretendime do të dalin të sakta përderisa ai thotë që nuk janë. Është çështje e organeve të drejtësisë’’, ka shtuar ajo.

Gërvalla ka thënë se bëhet fjalë për një raportim të një mediumi slloven dhe se ka lexuar raportimet brenda një kohe të shkurtër, duke shtuar që do e lë të qetë deri në një vendim faktik.

”Na lejoni t’i ndjekim proceset njëherë dhe të shohim’’, duke shtuar se do të ndjekin më shumë kujdes të gjitha zhvillimet dhe do ”të ndërmarrim hapat e atëherë kur ato të jenë të nevojshëm, nëse do të jenë të nevojshme gjë për të cilën deri në këtë moment nuk kemi as një indikacion”, ka deklaruar Gërvalla.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika