Kurti: Kosova do të ketë një linjë që i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, ka thënë se Kosova do të ketë një linjë hekurudhore, e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ceremoninë e fillimit të punimeve të fazës së dytë për rehabilitimin e linjës së 10-të hekurudhore Fushë Kosovë-Mitrovicë, ka thënë se rehabilitimi i kësaj hekurudhe i paraprinë zhvillimit ekonomik.

Sipas tij, kjo linjë hekurudhore i shërben ndërlidhjes më të mirë të Kosovës me rajonin dhe Evropën.

“Me situatën e volitshme ekonomike dhe potencialin zhvillimor, projekti si ky i sotmi, shërbejnë nismave të qeverisë për të rritur bashkëpunim për zhvillim ekonomik. Kjo lidhje hekurudhore do të rezultojë në përmirësim të kapacitetit hekurudhor si për udhëtarë, po ashtu edhe për mallra dhe në përmirësim të dukshëm edhe të kohës së udhëtimit, do të transportojmë më shumë, do të shkojmë më shpejt”, ka thënë ai, shkruan KP.

Kreu i ekzekutivit, gjithashtu, ka theksuar se në këtë linjë do të zhvillohet qarkullimi i trenave me një shpejtësi prej 80 km h deri 120 km h.

Kurti ka thënë se po kaq e rëndësishme është se kjo linjë do të operojë emetime të zvogëluara të gazit.

“Përndryshe, transportin hekurudhor njihet mirë si transport i gjelbër, realizimi i tërësishëm i rehabilitimit gjeneral dhe modernizimit të linjës së dhjetë hekurudhore pritet të përfundojë në vitin 2024-2025 , kështu Kosova do të ketë një linjë hekurudhore e cila i plotëson të gjitha kërkesat e interoperabilitetit të përcaktuara sipas direktivave të Bashkimit Evropian”, shtoi Kurti.

Pas kësaj ceremonie, sa i përket pranisë së barrikadave në veri të vendit, Kurti para mediave ka thënë se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është duke qëndruar gjatë tërë kohës në Mitrovicën Veriore dhe në kontakt të vazhdueshëm me KFOR-in.

Por, sipas Kurtit, KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga institucionet e Kosovës për heqjen e barrikadave.

Megjithatë, Kurti ka thënë se barrikadat e tilla nuk mund të tolerohen gjatë.

“Sveçla nuk është duke qëndruar në Prishtinë, është në Mitrovicë tërë kohën, çdo ditë është në kontakt të vazhdueshëm me komandën e KFOR-it për heqjen e barrikadave. KFOR-i ka kërkuar edhe pak kohë nga ne. Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in, nuk do të mund të tolerohen shumë gjatë barrikadat e tilla”, ka deklaruar Kurti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës për strukturat ilegale të Serbisë ka thënë se është fillimi i fazës së fundit të tyre.

Ndërkaq, i pyetur për protestën e djeshme në veri, ai ka thënë se strukturat ilegale të Serbisë dëshirojnë ta kthejnë Kosovën në vitet 1999.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika