Ndryshim moti në fundjavë, kështu do të jenë temperaturat

Sipas Prishtina Weather, në Kosovë do të ndryshojë moti, në fundjavë pritet të ketë reshje të shiut

Reshje shiu në Prishtinë

Reshjet e shiut që u paraqiten mbrëmë, do të vazhdojnë paraditen e 23 prillit, gjersa ditën mund të ketë më shumë intervale me diell, por vende- vende nuk përjashtohen mundësitë për reshje të shiut.

Nga dita e fundit e javës mund të jetë më ngrohtë, pavarësisht se mund të ketë vranësira kalimtare.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet kryesisht në vlera të pranueshme, vetëm orëve të mbrëmjes kur mund të ketë më shumë qetësi, vlerat kalojnë edhe në të dobëta, shkaku i koncentrimeve të rritura të ndotësve ajrorë pranë sipërfaqes.

Të shtunën e 23 prillit  – Vranësira dhe intervale me diell. Herët në mëngjes e pasdite priten mundësi për reshje lokale shiu.

Ndërsa të dielën e 24 prillit, do të jetë më ngrohtë, me diell dhe vranësira kalimtare.

Minimalet luhaten nga 5C deri 9C, e maksimalet shkojnë deri në 23C të dielën, e më pas zbresin në 20C e 21C.

Era fryn kryesisht jugu e jugperëndimi, e lehtë dhe mesatare 4-9m/s, e ditën e hënë edhe e fuqishme me hover deri në 15m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, herë-herë edhe duke pësuar rënie të lehtë.

 

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika