Dendias për situatën në veri: Është e rëndësishme që të dyja palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani

Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias në lidhje me situatën aktuale në veri të Kosovës ka thënë se "të dyja palët duhet të zbatojnë marrëveshjet që kanë arritur deri më tani, që të mos ketë përshkallëzim të situatës"

Situata në veri të Kosovës është diskutuar edhe në takimin në mes të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe homologut të saj grek, Nikos Dendias.

Ministri grek në një konferencë për media tha se është e rëndësishme që në mes të Kosovës dhe Serbisë të zbatohen marrëveshjet që janë arritur deri më tani dhe të mos ketë përshkallëzim të situatës.

“Siç kemi biseduar, e mbështesim diskutimin Beograd-Prishtinë dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme”, ka deklaruar Dendias duke theksuar se duhet të zbatohen marrëveshjet nga të dy palët.

Ndër të tjera, ai ka thënë se kjo vizitë e tij në Ballkanin Perëndimor nënvizon rëndësinë që Greqia ka për rajonin.

“Sot biseduam edhe për nivelin bilateral, si mund ta zgjerojmë bashkëpunimin në shumë fusha”, ka vijuar ai.

Sipas tij, BE-ja është destinacioni i preferuar për të gjithë Ballkanin Perëndimor dhe se duhet të jetë pika përfundimtare për të gjithë.

Ndryshe, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias të martën e 20 dhjetorit është pritur në takim nga homologia e tij nga Kosova, Donika Gërvalla.

Të hënën, Dendias, ka nisur një vizitë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të kësaj vizite, Dendias ka zhvilluar një bisedë me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Dendias ka thënë se gjatë kësaj bisede kanë diskutuar për përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika