Pas keqinterpretimeve të deklaratës së Kurtit nga Petkoviq, Rakiq vendos kushte për heqjen e barrikadave

Pas keqinterpretimeve të deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviz, ka reaguar Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, që ky i fundit ka vendosur kushte për heqjen e barrikadave në Veri

Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, përmes një video-mesazhi, ka thënë se kushtet për heqjen e barrikadave në Veri janë që të lirohen të arrestuarit dhe të tërhiqet Policia nga Veriu i Kosovës.

Barrikadat e vendosura në Veri të vendit tashmë kanë bërë njëmbëdhjetë ditë prej kur janë vendosur.

Rakiq, pretendon disa lista që sipas tij kanë të bëjnë me “vrasjen e serbëve”.

“Narrativa antiserbe e Prishtinës ka vazhduar me muaj e vite. Njerëzit tanë e ndjenë vetë se sa shumë Prishtina kujdeset për respektimin e të drejtave të tyre. Mirëpo, deklarata e fundit e Albin Kurtit ka kaluar çdo masë. Në të, Kurti haptazi sugjeron vrasjen e serbëve në barrikada, sepse sipas tij, ata nuk mund të largohen ndryshe”, ka thënë Rakiq.

Ai ka kërkuar edhe reagimin e bashkësisë ndërkombëtare.

Ndryshe, Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, ka reaguar sot ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit, i cili kishte thënë se “largimi i barrikadave në veri të vendit nuk mund të përjashtojë fatkeqësitë”.

Deklaratën e kryeministrit Kurti, ai e ka konsideruar si “kërcënim ndaj serbëve”.

“Kur e dimë se çfarë kishte qenë i gatshëm të bënte në të kaluarën për të provokuar një përshkallëzim të situatës në terren, ne i marrim shumë seriozisht kërcënimet e tilla”, theksoi Petkoviqi.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika